Padia e kryeministrisë për Vokshin
Basha: Po kërcënohet opozita

Padia e kryeministrisë për Vokshin<br />Basha: Po kërcënohet opozita
Menjëherë pasi kryeministria bëri publik faktin se ka paditur për shpifje deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në një reagim në profilin e tij në ‘Facebook” Basha ka thënë se Rama po mundohet të kërcënojë përfaqësuesit e PD-së, pasi ai kanë dorë sistemin e drejtësisë, ndërkohë që Kryeministri Rama po kërcënon dhe fjalën e lirë.

Basha shton se PD do të vijojë që të bëjë publik çdo vjedhje të kësaj qeverie, ashtu siç ka bërë për cjedhjet e bëra në shëndetësi.
 
Basha ka përfunduar duke thënë se ky është një shtet mafioz që duhet shkulur nga themelet.
 
Ja mesazhi i tij i plotë
Kërcënimi i kokoshit 200 milionësh sot ndaj Albana Vokshit, pas nje serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova për korrupsionin në shëndetësi, për zhvatjen qe ai po i bën parave të shqiptareve me miliarda cdo muaj, tregon dy gjëra.
Se kryehajduti Edi Rama përmes mashës së tij Ilir Beqa i kanë vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot te tjera.
Dhe se ai ka në shërbim te tij drejtësinë e gjyqtarët e tij mercenarë në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë.
Ky shef i hajdutëve të qeverisë që ka dorë në cdo tender e koncesion, ka konsoliduar ortakerinë me hajdutët e gjyqësorit, ku kërkon të mbyllë gojën e opozitës e të marrë certifikata integriteti. 
Kërcënon me ata gjyqtarë të korruptuar e të kapur që dënuan Ristanin e Palokën sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxorën pa njollë e pa cene përfaqësuesit e krimit, Arben Ndokën e Pjerin Ndreun që bota mbare i pa të godisnin opozitën brenda në Kuvend.
Ja kjo është drejtësia që do kokoshi. Të ruaje mercenarët që i ka, e të nënshtrojë cdokënd tjetër që ende zbaton ligjin e jo urdhërat e tij. Sepse do të vjedhë i qetë cdo pasuri që ka mbetur ende pa e plackitur e shitur, dhe nuk do as zhurmë.
Do qetësinë përmes kërcënimit me gjykatë të opozitës.
E siguroj atë dhe skotën e prokuroreve dhe gjyqtarëve të korruptuar që i bëjnë temenara dhe qoka duke shkelur ligjin se jo vetëm opozita, PD dhe cdo përfaqësues i saj do të denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, por se ai dhe banda që e rrethon në qeveri e gjyqësor, do të kenë fundin e hidhur që u rezervon populli hajdutëve të babëzitur si këta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet.​


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima