Padia e Ukrainës për krime lufte dhe gjenocid, Rusia refuzon të paraqitet në seancën dëgjimore në Hagë

Padia e Ukrainës për krime lufte dhe gjenocid, Rusia refuzon të paraqitet në seancën dëgjimore në Hagë

Rusia refuzoi të paraqitej në seancën dëgjimore të gjykatës së lartë të Kombeve të Bashkuara, pas padisë së ngritur nga Ukraina për gjenocid dhe krime lufte, një përpjekje kjo e Kievit për të ndalur pushtimin në mënyrë ligjore.

Vendet e rezervuara për delegacionin rus gjatë seancës mbetën bosh, ndërsa ka qenë ambasadori i Rusisë në Holanda ai që lajmëroi se qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë.

Presidentja e gjykatës, gjyqtarja amerikane Joan E. Donoghue, thotë se ambasadori i Rusisë në Holandë i informoi gjyqtarët se "qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në procedurat gojore". Seanca po zhvillohet pa delegacionin rus.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka hapur dy ditë seanca dëgjimore në selinë e saj, në Pallatin e Paqes, për kërkesën e Ukrainës. Ukraina do të paraqesë gjatë ditës së sotme argumentet e saj lidhur me padinë.

Ukraina i ka kërkuar gjykatës të urdhërojë Rusinë të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake të nisura më 24 shkurt që kanë si qëllim dhe objektiv të deklaruar parandalimin dhe ndëshkimin e një gjenocidi të pretenduar në rajonet separatiste lindore të Luhanskut dhe Donetsk.

Kujtojmë se më 27 shkurt Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë , lajm të cilin e dha presidenti Volodymyr Zelenskiy.


Lajmi kryesor:

Përfundojnë bisedimet Moskë-Kiev, zhvillime pozitive për korridoret humanitare! Kuleba-Lavrov do takohen në Turqi! BE shqyrton aplikimin anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë

Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë