Padia i ILDKP-së, Prifti:Persekutim
politik, shuma e 4.6 mln euro kredi

Padia i ILDKP-së, Prifti:Persekutim<br />politik, shuma e 4.6 mln euro kredi
TIRANË - Dritan Prifti ka reaguar ndaj kallëzimit penal nga ILDKP ndaj tij për mos deklarimin e shumës prej 4.6 milionë eurove.

Lidhur me këto akuzat Prifti thekson se nuk qëndrojnë pasi shuma e mësipërme është marrë kredi.
 
Por për Dritan Priftin padia nuk ka ardhur nga ndonjë lapsus, por është një persekutim politik që po ushtrohet në prag fushate ndaj tij dhe Tom Doshin dhe Andis Harasanit.
 
Reagimi i Dritan Priftit për akuzat e ILDKP
Kam mesuar nga interneti per kallzimin penal te INSLDP'! Ilir meta i ka kerkuar Shkëlqim Ganës prej nje muaj per te kontrolluar Dritan Priftin, Tom Doshin dhe Andis Harasanit per te kontrolluar bizneset tona! E prisja kete kontroll por jo tani!kam shkuar para disa ditesh ne ILDKP ndersa kur i kam paraqitur disa dokumente te cilat jane firmosur nga te dyja palet shoh qe kjo eshte persekutim politik ne koh fushate!

Nuk ka nje proces te regullt ligjor!Me kerkohen disa dokumente nga flint bank kur isha ne USA! Ligji nuk ka kopetence per kontrollin tone pasi nuk jemi me ne funksion publik!4.6 mln euro janë kredi te mara ne nje bank greke dhe ku bashkeshortja ishte ne aksionere ne minorance ! Mund te kontrollojn ne qkr per te vertetuar.

Ilir meta sulmon dritan priftin behet sepse jam mik i tom doshit dhe po i hyj politikes dhe nga frika se i zbuloj llumin dhe pislleqet e kesaj qeverisje! Si shpjegoget qe nuk hetohet ilur meta dhe pasuria e tij që eshte nga me te pasurit ne ballkan! I them ilir netes se ka qëne bashkpuntor i sigurimit të shtëtit! Doli ketri nga strufkulla ilir! Ne ditet ne vazhdim kam infoacione te thera qe do trondisin qëverin dhe nderkombetaret.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë