Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Partia e Lirisë: Prokuroria s’po bën detyrën! Autoriteti nuk jep dokumentacionin dhe Kuvendi e fsheh

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Partia e Lirisë: Prokuroria s’po bën detyrën! Autoriteti nuk jep dokumentacionin dhe Kuvendi e fsheh

Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë dhe avokati Genc Gjokutaj kanë zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me padinë e Autoritetit të Dosjeve. Sipas Gjokutajt, prokuroria nuk po bën detyrën dhe se autoriteti nuk u jep dokumentacionin, ndërsa Kuvendi po e fsheh.

“Dje kemi marrë një përgjigje që është jo vetëm refuzim, por edhe cinike, nga Autoritetit. Kuvendi po ashtu na ka dërguar një përgjigje, ku na dërgon një shkresë të 2017,që Genta Sula në pozicionin e drejtoreshës ja çon Kuvendit dhe i thotë që zoti Ilir Metaj nuk ka pengesë për tu zgjedhur në Institucion në Presidencë. Prokuroria nuk bën detyrën, autoriteti nuk jep dokumentacionin dhe Kuvendi e fsheh. Tani me çfarë mënyrë të rregullt po veprojnë këta!?, tha më tej avokati Gjokutaj.

Nga ana e tij, Vasili tha se avokatit nuk i është dhënë as informacioni që u është dhënë mediave.

Ish-kreu i shtetit Ilir Meta kallëzoi penalisht për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete.

Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkonte që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë. Kjo përplasje e Metës me autoritetin e Dosjeve lindi pasi ky i fundit kishte depozituar një shkresë në Kuvend ku theksonte se ish presidenti dyshohej si spiun i ish sigurimit të shtetit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars