Padia ndaj Bodes, PD: Rama-Meta
sulm politik përmes ILDKP

Padia ndaj Bodes, PD: Rama-Meta<br />sulm politik përmes ILDKP
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga ILDKP për ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode i akuzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Përmes një njoftimi për mediat, PD e cilëson këtë si një porosi politike e Edi Ramës për të sulmuar opozitën.

Sipas PD akuzat e ngritura ndaj Bodes janë të pavërteta, ndërsa e cilëson kallëzimin si një manovër e dyshes Rama-Meta për të larguar vëmendjen nga korrupsioni në qeveri.

Deklarata e PD:
Instrumentat e kapura të ILDKP-së shërbyen sot një porosi politike të Edi Ramës, duke sulmuar opozitën. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë çfarë deklaron ILDKP-ja për zotin Ridvan Bode. Z.Bode i ka përmbushur detyrimet për deklarimin e pasurisë sipas ligjit dhe në kohë. Kjo është një përpjekje e dyshes Rama-Meta për të larguar vëmendjen nga dekriminalizimi dhe nga korrupsioni galopant që kanë instaluar në qeverisjen e tyre. Shashka politike që hodhën sot përmes instrumentave të kapur të ILDKP-së nuk do ta fshehë dot zullumin dhe pasuritë kriminale që po vendosin Rama dhe Meta. Kjo manovër e ulët politike, nuk mbulon dot aferat e Edi Ramës dhe IlirMetës me koncesionet, tenderat, rryshfetin e përbindshëm, abuzimet me pasuritë e me taksat, shpërdorimin, dhe shfrytëzimin për klientelen e tyre të pasurive kombëtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve