Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar një letër Kryeprokurores së re të Përkohshme, Arta Markut.

LSI i kërkon Markut informacion mbi hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aktin-padinë e bërë nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, ku e akuzonin kryeministrin se i kishte kërkuar policisë të bëhej pjesë e fushatës.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, paralajmëroi se shumë shpejt kryeministrit Edi Rama do të jetë i pandehur, teksa kujtoi padinë e dërguar në gjykatë, ku e akuzonin Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre, duke i cilësuar thirrjet e kryeministrit ndaj policisë si antikushtetuese dhe antiligjore.

lsi
(Letra e LSI dërguar Kryeprokurores Arta Marku)

d.c./shqiptarja.com