Deputeti i PS, Sajmir Tahiri ka kërkuar sot përjashtimin e gjyqtares Fatime Decolli, në padinë e ngritur ndaj tij nga numri dy i policisë së shtetit, Agron Kulicaj. Tahiri deklaroi se nësë nuk përjashtohet gjyqatarja Decolli dhe të caktohet një tjetër, atëherë gjyqi do të jetë thjehst një farse. Tahiri e argumentoi kërkesën e tij me faktin se gjyqtarja Decolli është bashkëshortja e ish-kandidatit të PD për bashkinë e Beratit, Ilir Decolli.
“Në gjyqin e një funksionari të qeverisë dhe PD, nuk mund të gjykojë bashkëshortja e një tjetër funksionari të qeverisë dhe PD. Nëse nuk përjashtohet gjyqtarja Decolli, atëherë gjyqi do të jetë tërësisht farsë”.-ka theksuar Tahiri
Agron Kuliçaj, aktualisht nëndrejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit ka ngritur padi civile ndaj deputetit socialist Sajmir Tahiri për shpifje, pas akuzave të këtij të fundit se numri dy i policisë drejtonte rrjetin e kontrabandës së naftës Virgin dhe kromit.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com