Padia për shpifjen, Beqaj: Basha 
një gënjeshtar publik përsëritës!

Padia për shpifjen, Beqaj: Basha <br />një gënjeshtar publik përsëritës!
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka konsideruar kreun demokrat Lulzim Basha si një gënjeshtar publik përsëritës.

Këtë deklaratë Ministri Beqaj e ka bërë gjatë fjalës që ka mbajtur përpara trupit gjykues që po shqyrton padinë që ai ka bërë ndaj Bashës me object ‘Shpifje dhe fyerje të kryera për shkak të detyrës”.

Ja deklarata e plotë e Ilir Beqajt
 I nderuar zoti gjyqtar,
Vjen një moment, besoj, që kushdo që kryen një detyrë publike ndjen detyrimin të thotë mjaft! Dhe unë, me cilësinë e anëtarit të kabinetit qeveritar, vendosa të them mjaft! Kështu nuk mund të vazhdohet! Dhe kam sjellë përpara jush, si gjyqtar dhe si institucion kërkesën për të ndarë një sfidë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Eshtë një sfidë që nuk ka të bëjë me mua personalisht, pavarësisht se unë jam njeriu që ka firmosur për ta sjellë atë politikan këtu. Duke kërkuar gjykimin dhe dënimin penal të këtij shtetasi për konsumimin në mënyrë të vazhdueshme të armëve të përdorimit dhe dëmtimit në masë: shpifje dhe fyerje, kam dëshiruar ardhjen e një sërë pasojash, që e përsëris, nuk kanë të bëjnë me mua si individ. Ato janë shumë më shumë se kaq, janë shumë më shumë se sa marrëdhëniet mes dy njerëzve që mbajnë detyra publike, janë shumë më shumë se sa dy njerëz që ndodhen në dy skaje të ndryshme politike, që ndajnë ide e bindje të ndryshme, dhe mbi të gjitha, që kanë vepruar dhe janë udhëhequr në kryerjen e detyrave nga vullnete krejtësisht dhe tërësisht të ndryshëm! Duke vendosur të merrem me politikë, kam pranuar të jem në vëmendjen e opinionit publik dhe të vlerësohem e gjykohem më shumë se sa një qytetar i zakonshëm. Është një kosto që, mesa duket, do të duhet të vazhdojë të paguhet në Shqipëri.Por, përtej detyrave që kemi marrë përsipër të kryejmë, të gjithë ne jemi njerëz me rreth familjar e shoqëror. Pse duhet të përfshihen në baltosje edhe vajza, bashkëshortja dhe nëna ime me fyerje publike që i bëhen njeriut të tyre të afërt? Në këtë proces, kërkoj që të ofroj një mundësi sado modeste dhe një kontribut sado minimal në rivlerësimin e fjalës publike, të peshës dhe të përgjegjësisë së saj. E shpërdoruar në vite, e keqpërdorur në dekada, e papërgjegjshme në thelbin e saj, fjala në politikë është shndërruar në një armë që qëllon kuturu, krijon zhurmë e panik, por krijon pasoja të qëllimshme dhe kërkon përfitime të paligjshme e me synime të përcaktuara qartë. Por jo të ndershme! Në mënyrë të përsëritur, Basha ka qenë ideuesi, orkestruesi, dhe shpesh, edhe ekzekutuesi i një skenari të mjerë që e sheh botën dhe gjithçka tjetër sipas masës së tij. Nuk dua të them se ai ka qenë nën akuzë për shpërdorim dhjetra miliona eurosh, dhe se mbas çdo pune publike, sipas kutit të tij, ai sheh një mënyrë të përfitimit të tij individual. Nuk dua të them se me të denoncuarin më ndan shumë më shumë se kaq, se kam me të diferencën që ka zgjedhja të për të qenë përballë tytës së armës apo kondakut të saj. Unë kam qenë në bulevard me protestuesit në 21 janar 2011 dhe mund të isha një nga ata katër të vrarë kur ai ishte ministër i brendshëm, dhe sot jam në zyrë, sërish përballë të gjithë tytave të zjarrit të pistë që ai përdor kundër ministrit të shëndetësisë. Don të thotë se bën politikë. Le ta bëjë. Nuk më intereson fati i atij individi. Mbas jush, i nderuar gjyqtar që do të jepni vendimin tuaj në këtë bast të egër me këtë individ, ka dhe një gjykim tjetër. Tuajin pres ta mësoj. Gjykimin tjetër e di se si ka qenë në të shkuarën dhe do të punoj edhe më fort për ta bërë ashtu siç duhet edhe në të ardhmen. Dhe ky është gjykimi me votë. Në 2013 partia e tij u ndëshkua nga një milionë shqiptarë. U konsiderua e paaftë të qeverisë nga shumica dërmuese e shqiptarëve edhe në 2015. Kështu do të jetë edhe në 2017, kur një pjesë e faturës do të jetë personale për të. Si një gënjeshtar publik. Si një gënjeshtar përsëritës. Si organizator, skenarist, por dhe aktor i një rrjeti gënjeshtrash. Luli është thjesht hija dhe kopja e atij që ishte origjinal dhe do të vazhdojë të ndëshkohet si hije dhe si kopje.Nga gjykimi i gjithë shqiptarëve.Shpresoj shumë, i nderuar gjyqtar që dhe ju të keni të njëjtin mendim si shumica dërmuese e shqiptarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi