Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave

Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- 'Përballja' e Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rana në Gjykatën Kushtetuese për emërimin e ministrave, është shtyrë. Ajo ishte planifikuar për t'u mbajtur në datën 25 mars. Mësohet se arsyeja është se një prej gjyqtareve është e prekur nga COVID. Ende nuk ka një datë të përcaktuar për seancën e radhës.

"Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën  25.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje me datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj", thuhet në njoftim. 

Gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj. Meta asokohe refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderëve në gjykatë pak para zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 25 Prill 2021.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve