Padia për shpifje,Paloka: Kërkova
që Rama të bëjë testin e drogës

Padia për shpifje,Paloka: Kërkova<br />që Rama të bëjë testin e drogës
TIRANE - Është zhvilluar ditën e sotme seanca e radhës në Gjykatën e Lartë lidhur me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, për akuzën e shpifjes.

Në përfundim të seancës, Paloka tha për mediat se ka kërkuar në Gjykatë që kryeministri Rama të bëjë testin e drogës. Kjo pasi Paloka i është referuar deklaratave të bëra nga ish-deputeti Dritan Prifti se Rama konsumon lëndë narkotike.

Po ashtu ndër akuzat e tij, Paloka është shprehur se kryeministri është i lidhur me kriminelët, dhe siç u shpreh ai i ka kërkuar gjykatës tabulatet telefonike për 20 janarin. Sa i parket akuzës së shpifjes, Paloka tha se ka paraqitur një sërë shpifjes nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Siç ka thënë Dritan Prifti, Rama ka qenë duke marrë kokainë. Fakti që kokaina nuk shitet në tregun e zarzavate, për mua është provë që Rama është i lidhur me krimin. Rama ka kontaktuar me kriminelë të rrezikshëm më 20 janar, kërkova nga gjykata tabulatet telefonike. Rama pretendon se i ka hapur këto procese për të rregulluar politikën kur të gjithë shpifin. Paraqita sot një sërë shpifjesh nga Rama. E konsideron veten zot mbi gjithçka. Raam ofendime në parlament. Edhe me provat e fundit të dalë së fundmi i lidhur me krimin. Sot përfaqësuesja e Kryeministrit Deklaroi se këto nuk mund të deklarohen prova, pasi janë fakte që kanë dalë pas kallëzimit.” tha Paloka

Javën e kaluar Paloka paraqiti në Gjykatë 12 “prova” që sipas tij faktonin lidhjen e Kryeministrit me persona të inkriminuar. 

Sakaq në seancën e sotme, nuk ishte prezent kryeministri Rama i cili po diskuton me deputetët e PS për kandidatët në zgjedhjet lokale, ndërsa u përfaqësua nga avokatja e tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas