Padia për shpifje, Rama s'tërhiqet 
 Paloka: Ti je i lidhur me krimin!

Padia për shpifje, Rama s'tërhiqet <br /> Paloka: Ti je i lidhur me krimin!
TIRANË - Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga padia për shpifje që ai ka ngritur ndaj Edi Palokës duke kërkuar dënimin e tij penal. Dhe pse nuk ishte i pranishëm në seancën e konkluzioneve në Gjykatën e Lartë, nëpërmjet avokates mbrojtëse Enkelejda Muça, Rama ka kërkuar dënimin e Palokës ku sipas avokates ai ka konsumuar veprën penale të shpifjes kryer botërisht.
 
Vetë Paloka ka kërkuar rrëzimin e padisë, pasi sic dhe ai u shpreh në seancën me dyer të mbyllura Paloka ka folur si nënkryetari i PD-së në akuzat që ka ngritur dhe jo si individ dhe referuar kësaj pozite u shpreh Paloka, - unë kam akuzuar kryeministrin dhe jo individin Edi Rama.
 
Me këtë argument si Paloka dhe avokati i tij mbrojtës kërkuan nga Gjykata që të rrëzojë padinë pasi në këtë rast dhe në Kodin Penal nuk përbën vepër penale akuza ndaj kryeministrit.
 
Në dalje të Gjykatës, Paloka riformuloi sërish akuzat duke akuzuar mazhorancën si të lidhur me krimin.
 
Pesëshja e  gjyqtarëve me relator Andi Celikun dhe anëtarët Medi Bici, Guxim Zenelaj, Ardian Nuni, Edmon Ismailaj caktuan dt.29 si seancën kur prokuroria do të shprehet për pretendimet e saj si palë e tretë në proces e më pas të shpallet vendimi nga Gjykata e Lartë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve