Paditë për korrupsion,
300 dosje flenë në Prokurori
300 dosje për korrupsion i janë dorëzuar Prokurorisë nga ana e mazhorancës. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në studion e televizionin “A1 Report” se Prokuroria ka nisur hetimin për vetëm 10 dosje.
TIRANE- 300 dosje për korrupsion i janë dorëzuar Prokurorisë nga ana e mazhorancës. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në studion e televizionin “A1 Report” se Prokuroria ka nisur hetimin për vetëm 10 dosje. Sipas deputetit Balla, 192 nga këto kallëzime janë dorëzuar nga Ministria e Financave dhe institucionet e saj të varësisë. Ndërkaq 30 dosje janë dorëzuar në Prokurori edhe për ALUIZNI-n si edhe shumë dosje të tjera për Hipotekat. “Janë 300 dosje për korrupsion. 192 kallëzime janë vetëm nga Ministria e Financave dhe institucionet e varësisë së saj, tatime, dogana. Prokuroria po ecën ngadalë. Vetëm për 10 prej tyre kanë filluar të bëhen arrestimet dhe procedimet e mëtejshme penale. Nuk kemi hequr dorë nga asnjë akuzë që kemi bërë. Imami ka shitur një ton skrap me çmimin e një toni zhavorr.
Dhe kjo është dosje në Prokurori. Një ditë me urdhër të Berishës, Imami harxhoi një shumë të madhe parash për të blerë një pajisje për përgjim, ka përgjuar edhe të vetët. 3 dosje janë në ngarkim të ish-ministrit Imami, ndërkohë që ka dosje për ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes. Janë harxhuar 17 milion dollarë nga shteti shqiptar, nga institucione të ndryshme që i kanë shkuar për reklama televizionit pranë ish-kryeministrit”,- theksoi Balla. Krahas kësaj, deputeti i PS-së deklaroi se Prokuroria duhet të rris tempin e saj dhe të vijoj me hetimet ku një ndër to duhet të jetë edhe çështja e biznesmenit Ansar.
Balla tha se është e pa pranueshme që Prokuroria të mos nis hetimin me argumentin se nuk ka pasur dëm ekonomik pasi në të është fshehur një afer e tërë korruptive. Kodi Penal është i qartë për këtë rast. Dëm ekonomik ka, pasi mendoni dëmet e ekonomisë shqiptare nëse do ishin investuar ato para. Ka konflikt interesash. Por edhe shpërdorim detyre. Ka tre raste që duhen hetuar. Problematike është edhe kontrata që i imponohet biznesmenit. Korrupsioni për të cilin është sot ish-kryeministri i Kroacisë ngjan me rastin e marrëdhënies me zotin Ansar. Ka raste të ngjashme, ku drejtësia e vendeve pranë Shqipërisë e ka bërë punën e vet”,- theksoi Balla.
Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56