Drejtoria e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ka hedhur në gjyq Universitetin Amerikan të Tiranës. Padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në datën 11 qershor. Paditësit janë Sh.A “Qendra Sportive Pallati i Sportit “AsIlan Rusi”, ndërsa të paditurit shoqeria “Universiteti Amerikan i Tiranes’ (U.A.T) sh.p.k. Drejtoria e “Asllan Rusit”, kërkon që UAT ti japë shumën prej 181 mijë lekësh që i ka detyrime si kontratë qeraje. Padia është marrë nga gjyqtari Arben Kostandini, ndërsa është zhvilluar dhe padia e parë ajo e njohjes me çështjen. “Detyrimin e palës së paditur për të dëmshpërblyer palën paditese për dëmin e shkaktuar nga vonesa në likujdimin e detyrimit prej 181 mijë lekësh”, thuhet në padinë e bërë nga vdrejtoria e pallatit të sportit, “Asllan Rusi”.