Në Padova të Italisë janë arrestuar dy shtetas shqiptarë me iniciale  K.D,32 vjeç dhe B.A, 33 vjeç, pasi akuzohen si të përfshirë  në trafikun e drogës të llojit heroinë.

Pas kontrollit në banesën e tyre policia ka gjetur rreth 60 kg heroinë më vlerë përfitimi në shifrat e 2 milionë eurove. Lënda narkotike  ishte e paketuar në pako të vogla, dy shqiptarët  e prangosur  ishin rezident në Padova prej vitesh.

Operacioni ka nisur në muajin korrik pas shkatërrimit të një bande droge, ndërsa janë arrestuar edhe 8 shqiptarë dhe 4 të tjerë janë denoncuar si të implikuar në këtë rrjet.

Nga 8 të arrestuarit, vetëm njëri prej tyre ishte shtetas italian banues në Padova.Policia në banesën e të arrestuarve ka sekuestruar mjete të cilat shërbenin për përgatitjen, konfeksionimit dhe presimin e saj, trasmetojnë mediat italiane.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com