JANAR
Mbrëmjen e 5 janarit Çaushi është paraqitur për të disatën herë poshtë pallatit të Meneghettit, krejtësisht i dehur, dhe ka marrë me grushte një Toyota Yaris, e Livio Melchiorit, një mik i Meneghettit, që me të parë ç’po ngjante ka shkuar drejt makinës për të ndaluar 33-vjeçarin.Pas grindjeve i moshuari e ka plagosur në ije.
DJE
Mbrëmjen e së hënës 33 vjeçari është rikhtyer në pallatin ku punonte ish e fejuara e tij për të vazhduar kërcënimet. Por këtë herë, kur e pa në derë të shtëpisë, 66-vjeçari nuk mori armën por u telefonoi menjëherë karabinierëve. Ata e kanë prangosur dhe e kanë dërguar në Due Palazzi të Padovës. Për mosrespektim të urdhëresës së gjykatësit për hetimet paraprake që i ndalonte t’i afrohej nën 100 metra ish të fejuarës dhe Meneghettit dhe për akte persekutuese.
(aq/shqiptarja.com)