PARMA - Bosi i Cosa Nostra Bernardo Provenzano tenton vetvrasjen në qeli, ne brugun e Parmës. Provenzano ka futur kokën në një qese plastike ndërsa rrinte i shtrirë në krevatin e tij pohojnë burime të sigurta.
Provenzano është gjetur nga punonjësit e burgut. Tentativa për vetvrasje ka kaluar pa pasoja të rënda dhe Provenzano nuk është dërguar as në spital. Mister mbetet ende se kush e ndihmoi atë në këtë akt duke i dhënë qesen plastike me të cilën kërkoi t'i jepte fund jetës.
Dyshimet se akti i bosti te Cosa Nostra të ketë qënë një stimulin dhe jo qëllim në vetvete për ti dhënë fund jetës është gjithashtu një pikë e fortë për departamentin e administratës së burgut.
Bernardo Provenzano 79 vjeç, me një gjendje të rëndë shëndetësorë gjendet prej një viti në burgun e Parmës.
(mk/shqiptarja.com)