Paella - Oriz me fruta deti dhe perime

Përbërësit:

  • 1 litër lëng pule
  • ½ lugë çaji shafran
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ qepë e verdhë
  • ½ spec i kuq
  • 3 thelpinj hudhër
  • 600 gr oriz
  • 400 gr domate të grira
  • 150 gr bizele
  • 450 gr karkaleca të pastruar
  • 450 gr midhje
  • ¼ gotë majdanoz i grirë

Përgatitja:

Ngrohni lëngun e pulës dhe shtoni shafranin. Lëreni të qëndrojë 10 minuta. Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit. Kaurdisni qepën dhe specin për 4-5 minuta. Shtoni hudhrën, lëreni 2 minuta. Më pas shtoni orizin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni domatet dhe lëngun me shafran. Shtoni kripën dhe lëreni orizin të gatuhet në zjarr mesatar pa e përzier shumë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni bizelet, karkalecat, midhjet. Vazhdoni gatimin edhe 10-15 minuta derisa orizi të thithë lëngun dhe frutat e detit të hapen. Hiqeni nga zjarri, mbulojeni me letër alumini për 5 minuta. Në fund spërkateni me majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.