Pafajësi pas dhjetë vitesh
për vëllezërit Lika dhe Laskën

Pafajësi pas dhjetë vitesh<br />për vëllezërit Lika dhe Laskën
SHKODER- Pas marrjes së pafajësisë, avokati Artan Reçi që mbrojti vëllëzërit Lika nga Puka dhe Vladimir Laskën nga Kurbini, të cilët ishin të dënuar prej vitesh në burgjet e vendit tonë, është shprehur se ky vendim ka veçanti.

Avokat Reçi ka theksuar se edhe pse çështja ka patur të meta dhe shkelje proceduriale dhe kjo gjë është marrë parasysh nga Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut, organi i akuzës ka vijuar të kërkojë fajësinë e 3 të dënuarve.

Në lidhje më dëmshpërblimin e 3 të dënuarve për vuajtjen e dënimit në mënyrë të padrejtë, Reçi ka bërë të ditur se: “Më 24 Maj të 2002 Gjykata e Rrethit Pukë kishte dënuar me nga 13 vite burg Artur Likën dhe Vladimir Laskën për veprat penale të grabitjes me armë, ndërsa me 5 vite burg ishte dënuar Behar Lika, pasi kishte përfituar për shkak se ishte i mitur. Edhe pse u apelua, ky vendim u la përsëri në fuqi në shtator të 2002 në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Gjithashtu, vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, ndërsa Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin e çështjes.

Por gjatë shqyrtimit të çështjes nga avokatët e Komitetit të Helsinkit u vërejten shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat kishin të bënin me dëshmitë e dhëna nga vetë të grabiturit, të cilët kishin identifikuar vëllëzerit Hila dhe Vladimir Laskën si grabitës pasi u ishin vendosur në kokë maskat e gjetura në vendngjarje nga policia.

Kjo provë ka qënë e papranueshme nga Komiteti i Helsinkit, ndërsa çështja është dërguar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strazburgut, e cila pas një kalvari të gjatë ka vendosur kthimin e çëshjtes për rigjykim në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit e ka dërguar në Apel, ndërsa togat e zeza të ndodhura përpara argumentimit të avokatit Artan Reçi, kanë vendosur shpalljen të pafajshëm për vëllëzërit Artur dhe Behar Lika, dhe Vladimir Laska, të cilët u akuzuan për vjedhjen me armë të një furgoni pasagjerësh në Qaf Mali në mënyrë të padrejtë, ndërsa vuajtën për vite me radhë në burgjet shqiptare”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e aktorit Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri prej dy mjekëve pranon akuzën

Vdekja e aktorit Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri prej dy mjekëve pranon akuzën