TIRANE- Gjykata Penale e Krimeve të Rënda shtynë vendimin për pafajësinë e të akuzuarve në rrëmbimin, torturimin e më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha, në 1995.
Në një seancë me dyer të mbyllura ku të pëndehurit u përfaqësuan vetëm prej avokatëve mbrojtës gjykata i dha fund shqyrtimit gjyqësorë duke vendosur datën 11 mars për zbardhjen e vendimit.
Gjatë seancës prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, vendim i cili i shpalli Fajtor Ilir Kumbaron, Avni Koldashin dhe Arben Sefgjini.
Sipas organit të akuzës qëndrojnë të gjitha provat dhe faktet të cilat bëjnë përgjegjës të pandehurit për kryerjen e veprës penale të rrëmbimit dhe torturimit me pasoja të rënda ndaj shtetasit Remzi Hoxha.
Dënimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ndaj , Avni Koldashit dhe Arben Sefgjinin i shmangu ata nga vuajtja e dënimit pasi për veprat penale që ata akuzoheshin u amnistuan.
I vetmi person që duhet të vuajë dënimin mbeti Ilir Kumbaro, aktualisht i shpallur në kërkim.
Avokatët kanë kërkuar pafajsi për klientët e tyre me argumentin se kërkesat e prokurorisë bien në kontraditë me qëndrimet e mbajtura në shkallën e parë të gjykimit.
Ndërsa trupi gjykues duke patur parasysh kompleksitetin e cështjes kërkoi kohë për të dalë në vendimin përfundimtar i cili pritet të zbardhet më 11 mars.
Më 22 nëntor Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor vetëm Ilir Kumbaron për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, 1995. Gjykata dënoi me 15 vjet heqje lirie ish-shikasin Kumbaro për akuzën e torturimit me pasojë vdekjen. Ndërsa pushoi akuzat për dy të pandehurit e tjerë Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini. Sipas sentencës së togave të zeza vepra penale për të cilën akuzohen dy ish-shikasit është amnistuar që në vitin 2007 duke e bërë të pavlefshëm dhe nul procedimin e tyre. Por si rezultat i hetimeve dhe provave të paraqitura nga prokuroria Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi dalin fajtorë për rrëmbimin e Zizo Kristopullit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës.
Çështja në apel shkoi nga Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com