Pas shpalljes të pafajshëm nga Gjykata e Hagës të liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, nga akuzat e krimeve kundër njerëzimit në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci, ka sjellë reagimin e Tiranës zyrtare.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka quajtur këtë lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi.
"Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes. Vendimi i pafajësisë për këtë xhelat, përbën një goditje të rëndë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre", ka shkruar Bushati në rrjetet sociale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com