Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy nivele të reja që do të zbatohen gjatë vitit 2026.
Sipas vendimit zyrtar nr. 10/273, të datës 31 tetor 2025, paga minimale do të jetë 425 euro bruto nga 1 janari 2026 për punë të rregullt me orar të plotë.
Vendimi parashikon një rritje të dytë nga 1 korriku 2026, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto, gjithashtu për punë të rregullt me orar të plotë.
Vendimi është nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ngarkon Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e Punës për zbatimin e tij.
Komente







