Paga minimale rritet nga 22 mijë
në 24 mijë lekë,vendimi në Qeveri

Paga minimale rritet nga 22 mijë<br />në 24 mijë lekë,vendimi në Qeveri
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë këtë të mërkurë rritjen e pagës minimale nga 22 mijë lekë, që është aktualisht, në 24 mijë lekë.
 
Aplikimi i pagës minimale për efekt të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore është i detyrueshëm si për sektorin privat edhe atë publik.
 
Në komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky vendim është konsultuar gjatë me palët e interesit.
 
“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha Arben Ahmetaj.
 
Ministria e Financave prezantoi në Kuvend propozimin për uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20% në 6%.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS