Pagat e policisë, ja projekti i
qeverisë, rritja nga janari 2014

Pagat e policisë, ja projekti i<br />qeverisë, rritja nga janari 2014
TIRANE - Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka në programin  e detajuar, rritjen e pagave për efektivët e policisë së shtetit. Burimet brenda selisë rozë saktësojnë se në programin e qeverisës për mandatin 4 vjeçar po implementohet premtimi i bërë në fushatë për rritjen e pagave, duke bërë që të mos mbetet thjeshtë premtim elektoral por të jetë realitet i prekshëm për policinë shqiptare. Ky program për rritjen e pagave pritet të marrë dorën e fundit në takimin final të qeverisë së re, pas dorëzimit të draftit nga ana e Ilir Beqjes dhe Edmond Haxhinastos.

Qeveria e re pritet që këtë rritje pagash ta fusë në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili do të miratohet me votat e mazhorancës së re nga Kuvendi i Shqipërisë deri në fund të këtij viti. Implementimi i rritjes së pagës, apo më saktë paga në xhepat e efektivëve të policisë me rritjen e re dhe drastike nga qeverisja e majtë do të startojë që në janar të vitit të ardhshëm, duke tentuar në këtë mënyrë vënien në eficencë të plotë të policisë së shtetit në luftë kundër krimit dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve, duke qënë se situata tashmë gjendet jashtë kontrollit.

Ekspertët e e majtë kanë saktësuar se paga për efektivët e policisë do të jetë në varësi të gradës që ata kanë marrë, pavarësisht se do të ketë dhe një strategji të qartë për verifikimin e gradave në policinë e shtetit. Kështu, për inspektorin e policisë paga do jetë 57 mijë lekë, për kryeinspektorin do të jetë mbi 63 mijë lekë, për nënkomisarin paga do të bëhet 72.7 mijë lekë, për komisarin 80 mijë lekë, për kryekomisarin paga do të jetë 88 mijë lekë. Ndërkohë që pagat e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, ekspertët theksojnë se brenda këtij mandati, drejtuesi do të paguhet 112 mijë lekë, drejtuesi i parë do të paguhet 113 mijë lekë, zëvendësdrejtori do të ketë një pagë 128 mijë lekë, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të marrë një pagë prej 147 mijë lekësh. Një prioritet tepër i rëndësishëm i qeverisë së majtë do jetë rikthimi i dinjitetit të policisë dhe kthimi i saj tek qytetarët. Për 300 ditët e para do të vendoset rendi dhe qetësia në vend, ndërsa do të kenë hapësirë të gjithë për të qënë kontributorë. Programi qeverisës i majtë për rendin e sigurinë parasheh dhe mundësinë për të konkurruar në Policinë e Shtetit në mënyrë transparente për çdo qytetar të këtij vendi, i cili është efektiv apo është i larguar dhe provon se ka aftësitë dhe integritetin moral për t’u bërë pjesë e trupës së policisë. Sa i përket karrierës në uniformat blu, socialistët parashikojnë të ngrenë një sistem karriere e gradash që i përgjigjet formimit profesional, aftësisë dhe devotshmërisë ndaj ligjit dhe publikut.

Kryeministri Edi Rama ka thënë para 23 qershorit se në ligjin e Policisë së Shtetit ka një pikë ku thotë se punonjësi i policisë ka përparësi në trajtimin në pagë për shkak të përgjegjësisë, por dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë. “Shtesa e fondeve për trajtimin financiar, ajo pjesë e fondeve që nuk iu jepet, s’ka ndikim të ndjeshëm në buxhet të shtetit, e është e padiskutueshme që nga një trajtim më i mirë financiar i punonjësve të policisë do të kemi një rritje të menjëhershme të parametrave të sigurisë. Do kemi një ulje të ndjeshme të rasteve të korrupsionit, të ryshfetit në radhët e policisë”, ka thënë Rama. Duke marrë si shembull policinë e Kosovës, ku çdo shqiptar nëse udhëton andej e sheh diferencën me policin shqiptar. Qeveria e re përmes rritjes së pagës, luftës ndaj ryshfetit e korrupsionit kërkon të rikthejë dinjitetin e policisë e rikthimin e besimit te policia.
 
KORRUPSIONI

“Do të kemi patjetër edhe minimizim të korrupsionit në vetë administratën publike të policisë. Sepse edhe në tërësi do të rritet perfomanca. Fuqia parandaluese dhe zbuluese do të shtohet. Besimi i policit tek uniforma dhe besimi i ndërsjellët mes policit dhe qytetarit sigurisht do forcohet”, ka thënë Rama.
 
PAGAT E POLICISE SIPAS KATEGORIVE
  • Inspektori i policisë       Ishte 31.920 bëhet 57 mijë lekë
  • Kryeinspektori              ishte 33.84   bëhet 63 mijë lekë
  • Nënkomisari                 ishte 50.5    bëhet 72 mijë lekë
  • Komisari                      ishte 63.5    bëhet 80 mijë lekë
  • Kryekomisari                Ishte 73.7    bëhet 88 mijë lekë
  • Drejtuesi                      Ishte 85.9    bëhet 112 mijë lekë.
  • Drejtuesi i parë             Ishte 1.048   bëhet 113 mijë lekë
  • Zëvendësdrejtori            Ishte 1.058  bëhet 128 mijë lekë
  • Drejtori i Përgjithshëm   Ishte 124     bëhet 147 mijë lekë
QEVERIA E RE: STREHIM, PUNESIM,SHKOLLIM FAMILJEVE TE POLICEVE TE RENE
 
Qeveria e re që do të drejtohet nga shtatori nga kreu i PS Edi Rama ka parashikuar në programin e saj parësor edhe kujdesin për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

Madje një zgjidhje në këtë program ky problem e merr që në mandatin e parë qeverisës, duke paralajmëruar se do të ketë një kujdes të veçantë për cilësinë e jetës, punësimin, shkollimin por dhe pensionimin e familjeve të policëve të vrarë.

Kështu, pikë e parë do të jetë strehimi për të gjitha familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës. “Nuk ka turp më të madh për një qeveri, për një shtet, për një shoqëri, që familjet e njerëzve që janë vrarë duke u përballur me krimin për të garantuar jetën pronën dhe qetësinë e një komuniteti sot janë pa strehë”, ka thënë Rama kohë më parë.

Punësimi për të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës është pika e dytë. Ndërkohë që përkujdesja për arsimimin e të gjithë jetimëve të luftës së shtetit me krimin është dhe prioriteti i tretë në programin qeverisës të socialistëve.

“Do të bëjmë të mundur që shteti si kontribut i të gjithë shoqërisë të paguajë asiguracionin për jetën të çdo uniforme blu. Çdo polic, çdo inspektor, çdo komisar, çdo drejtues, çdokush që nën uniformën blu merr përsipër misionin e madh dhe betohet për të garantuar individin dhe pronën, në këtë vend, me kontributin e shoqërisë do të ketë asiguracionin e jetës, nga i cili do të përfitojë familja e tij, në rast se përballja me krimin do të jetë fatale për atë vetë”, ka thënë Rama para zgjedhjeve, ndërsa një pikë e tillë tashmë është implementuar në programin qeverisës dhe pritet që të zbatohet në katër vitet e ardhshme.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt 08.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë