TIRANE- Këshilli bashkiak i Tiranës do të miratojë pagat dhe për 13 komunat që me ndarjen e re territoriale i janë bashkëngjitur kryeqytetit. Por, duke u mbështetur në numrin e banorëve, pagat për stafin e këtyre komunave do të jenë shumë më të ulëta sa minibashikitë apo dhe se Komuna Kashar.

“Në zbatim të Reformës Territoriale, Bashkisë së Tiranës i shtohen 24 Njësi Administrative të përbëra  nga 13 ish- Komuna si dhe  11 Njësitë Bashkiake të cilat tani do të  funksionojnë brenda Aparatit të Bashkisë.Për efekt të kategorizimit të pagave, sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave, Njësitë Administrative janë grupuar në bazë të numrit të banorëve në territoret ku ato kryejnë funksionet. Me qëllim të vazhdimësisë së kryerjes së funksioneve dhe mirëorganizimit të punëve në shërbim të komunitetit, del domosdoshmëria e unifikimit të nivelit të pagave të punonjësve”, thuhet në argumentin e stafit të Veliajt.