Pagliacci rikthehet në TKOB, Mula 
 zëvendësohet nga Marjana Leka

Pagliacci rikthehet në TKOB, Mula <br /> zëvendësohet nga Marjana Leka
TIRANE- Opera me dy akte e Ruggero Leoncavallo-s do te rikthehet në skenën e TKOBAP në datat 22 dhe 24 Tetor 2015, ora 19.00. Ky produksion, me të cilin sopranoja e njohur Inva Mula debutoi si regjisore dhe protagoniste e shfaqjes dhe pati premierën e saj në maj të këtij viti, do te vijë sërisht për publikun e interpretuar nga artistë të njohur të TKOB.

Rolin që e këndoi Inva Mula në premierë, Nedda-n, do ta këndojë Marjana Leka. Ylber Gjini do të këndojë në rolin e Tadeos, Armando Likaj rolin e Silvios. Këndojnë edhe artistë të rinj si Klodian Kacani, i cili pas rolit të rëndësishëm që pati në Operan Don Giovanni, i besohet një tjetër rol kryesor.  Në rolin e Canios/Pagliaccos do të jetë Davide la Verde, tenor i ftuar nga Italia.

Orkestra do të drejtohet nga Maestro Orazio Baronello, i cili po ashtu vjen nga Italia.  Regjia do të jetë e Inva Mules dhe ashtu si në premierë do të përcillen mesazhet e forta te "stop dhunës ndaj gruas".  Ngjarja në libret është vendosur në një fshat të Italisë së jugut, por këtë herë zhvillohet në një lagje të Tiranes, pikerisht për të përccuar mesazhin se historia e Nedda-s mund të jetë edhe ajo e një vajze shqiptare.

Regjisorja Inva Mula e ka ngjitur në skenë operën “Palgliacci” në kujtim të dashurisë së dy prindërve të saj. Ata u njohën duke luajtur këtë opera, dhe më vonë sopranoja ruse Nina Mula dhe Avni Mula dhanë një kontribut të madh në artin operistik shqiptar. 


 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve