Pagoi 120 mijë euro për ta vrarë, si e dhunonte avokati Bengasi gruan e tij Blerta! Denoncimi i saj në media: Nuk me le të shoh fëmijët! U ndan pas 19 vitesh martesë
Avokati Alban Bengasi dhe ish-gruaja Blerta Bengasi
Avokati Alban Bengasi ka paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK Nuredin Dumani. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Dumani rrëfen se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta.
Ndërkohë vetëm dy vite më parë në një intervistë për mediat, Blerta Bengasi dënonconte dhunën që i kishte ushtruar ish-bashkëshorti avokat, i cili nuk e lejonte as të shikonte tre femijët e tyre.
Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët. Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar të 2020 Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar. Blerta ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, që nuk e mbrojnë.
Blerta Bengasi tregon, se megjithë vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit. Djali i vogël 7-vjecar nuk i afrohej, duke i thënë, se nuk e di, nëse e ka marrë malli. Dhe mes kësaj situate konfliktuale, “qershia mbi tortë” është sugjerimi i gjyqtares Irena Plaku, që kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy prindërve, edhe pse në mes janë disa urdhra mbrojtjeje. Kur më në fund, pas ndërhyrjes së “Stop”, takimi përmbarues-psikolog-shkollë do të realizohej për takimin e nënës me fëmijët, përmbaruesi Klodian Petri, kërcënohet me jetë. Alban Bengasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes, vjen në shkollë i shoqëruar nga 7 persona dhe kërcënon përmbaruesin, se do ia mbushë barkun me plumba.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.1%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 12333
Lajme të tjera
-
Kërkesa e SPAK, cilat janë dy vrasjet me 4 viktima që iu bashkuan dosjes së ‘Plumbit të Artë’
17 Tetor, 11:51
-
Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Alban Bengasi
6 Tetor, 10:04
-
Nga Aldo Bare tek Laert Haxhiu, si 18-të të penduarit e drejtësisë ‘fundosën’ bandat kriminale
29 Shtator, 15:27
-
I shërbente Erjon Alibejt, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin, Leonard Palushi
27 Shtator, 10:17
-
Nuredin Dumani implikon edhe vëllanë e tij në vrasje: I përfshirë në atentatin e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej! Fatos Gosa ishte informatori
21 Shtator, 12:03
-
Pagoi Nuredin Dumanin me 120 mijë euro që të vriste gruan, avokati Alban Bengasi lihet në burg! Flet në gjykatë: Ju kanë futur në një rrugë pa krye
8 Shtator, 13:35
-
U kthye pas 16 muajsh arrati në Dubai, Alban Bengasi ‘dorëzohet’ sapo ish-gruaja tërhiqet nga akuzat! Avokati dha 120 mijë € për ta vrarë, nesër përballet me drejtësinë
7 Shtator, 16:00
-
'Plumbi i Artë'/ Arrestohet në Rinas Alban Bengasi, po kthehej nga Dubai! Avokati pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për t'i vrarë gruan
6 Shtator, 14:26
-
SPAK 'kopsit' dosjen 'Plumbi i Artë', në gjykatë Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë! Akuzohen për 27 ngjarje kriminale: Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet, dhunë e korrupsion
11 Gusht, 10:20
-
Dosja 'Plumbi i Artë'/ SPAK përfundon hetimet, u komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve! GJKKO vendos në shtator për gjykimin
2 Gusht, 09:46
-
S’tregoi të gjitha vrasjet, Henrik Hoxha humb statusin i penduar! SPAK: Vërtetuam se mbajti rezerva për disa ekzekutime
15 Korrik, 16:56
-
Shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes, dënohet me 2 vite e 10 muaj burg ish polici, Jeton Lami
18 Qershor, 18:58
E mer avokat dole burre kolloqifte....tani do ta e hash ti dhe te gjithe ato qe te kane ndihmuar.......hallall ja befte zoti kesaj gruas qenka treguar burrnesh.....Ja se tani do ja japin kalamajt se skane ku ikin pa babe se eshte ne arrati babi,te iki ishalla maje te malit me shoket e vet ose posht
Përgjigju