Pagoi 120 mijë euro për ta vrarë, si e dhunonte avokati Bengasi gruan e tij Blerta! Denoncimi i saj në media: Nuk me le të shoh fëmijët! U ndan pas 19 vitesh martesë

Pagoi 120 mijë euro për ta vrarë, si e dhunonte avokati Bengasi gruan e tij Blerta! Denoncimi i saj në media: Nuk me le të shoh fëmijët! U ndan pas 19 vitesh martesë

Avokati Alban Bengasi dhe ish-gruaja Blerta Bengasi

Avokati Alban Bengasi ka paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK Nuredin Dumani. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Dumani rrëfen se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta.

Ndërkohë vetëm dy vite më parë në një intervistë për mediat, Blerta Bengasi dënonconte dhunën që i kishte ushtruar ish-bashkëshorti avokat, i cili nuk e lejonte as të shikonte tre femijët e tyre.

Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët. Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar të 2020 Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar. Blerta ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, që nuk e mbrojnë.

Blerta Bengasi tregon, se megjithë vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit. Djali i vogël 7-vjecar nuk i afrohej, duke i thënë, se nuk e di, nëse e ka marrë malli. Dhe mes kësaj situate konfliktuale, “qershia mbi tortë” është sugjerimi i gjyqtares Irena Plaku, që kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy prindërve, edhe pse në mes janë disa urdhra mbrojtjeje. Kur më në fund, pas ndërhyrjes së “Stop”, takimi përmbarues-psikolog-shkollë do të realizohej për takimin e nënës me fëmijët, përmbaruesi Klodian Petri, kërcënohet me jetë. Alban Bengasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes, vjen në shkollë i shoqëruar nga 7 persona dhe kërcënon përmbaruesin, se do ia mbushë barkun me plumba.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironsi: 23/05/2022 09:41

    E mer avokat dole burre kolloqifte....tani do ta e hash ti dhe te gjithe ato qe te kane ndihmuar.......hallall ja befte zoti kesaj gruas qenka treguar burrnesh.....Ja se tani do ja japin kalamajt se skane ku ikin pa babe se eshte ne arrati babi,te iki ishalla maje te malit me shoket e vet ose posht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR