Mediat në Angli shkruajnë se klubi londinez ka bërë rrethe 50 milionë paund pagesa në të zezë, duke mashtruar me transferimin e 3 lojtarëve përfshirë edhe Eden Hazard. Për pasojë jo vetëm gjobë, por akademitë e Chelsea-s do të jenë të bllokuara për 9 muaj, duke mos iu lejuar asnjë transferim.

Sakaq është vendosur edhe 1 vit dënim për të mos kryer merkato në ekipin e parë, por kjo masë është pezulluar për dy vitet e ardhshme. Chelsea ka përfituar ulje dënimi nga Premier League për shkak të bashkpunimit të shkëlqyer në hetim, duke vënë në dispozicion 200 mijë faqe dokumentash. Në vitin 2022, kur pronarët e rinj morën klubin, raportuan parregullsi në Premier League dhe UEFA.

‘The Sun’ thotë se gjoba prej 10 milionë paundësh është më e madhja në historinë e Premier League.