Pajisja e Përgjimit, Tahiri: Pretekst
i PD për të anashkaluar Reformën

Pajisja e Përgjimit, Tahiri: Pretekst<br />i PD për të anashkaluar Reformën
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur akzuave të Partisë Demokratike, sipas të cilave me urdhër të Tahirit në Policinë e Shtetiti ekziston një pajisje përgjimi.

Tahri përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, e quan çështjen e "përgjimit", një pretekst për të anashkaluar miratimin e reformës në drejtësi. Por sipas ministrit të Brendshëm, opozita nuk do të mund ta anashkalojë as reformën në drejtësi dhe as luftën kundër pandëahkueshmërisë.

"Me pretekstin e "pergjimit", nuk anashkalojne dot as reformen ne drejtesi, as luften kunder pandeshkueshmerise!", shkruan Tahiri në Facebook.

Ndërkohë një ditë më parë, ai u shpreh në një dalje për mediat se në Policinë e Shtetit as nuk ka dhe s'mund të ketë një pajisje përgjimi, por opozita këmbëngul për të kundërtën.

Pikërisht për të dhënë shpjegime për pajisjen e shumëpërfolur, Tahiri është thirrur ditën e nesëme në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, sëbashku me kryeprokurorin Llalla, kreun e Poliisë së Shtetit Haki Çako dhe kreun e SHISH Visho Ajazi Lika.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!