Pajisja e përgjimit, Apeli lë të lirë
2 zyrtarët e policisë Duka-Xhelilaj

Pajisja e përgjimit, Apeli lë të lirë<br />2 zyrtarët e policisë Duka-Xhelilaj
Gjykata e Apelit rrëzon pretendimet e Prokurorisë dhe rikthen në detyrë dy zyrtarët e policisë Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “përgjime të paligjshme” nëpërmjet pajisjes ‘’Imsi Catcher’’.

Vendimi u mor këtë të mërkurë në apel teksa vetë Duka dhe Xhelilaj në ndryshim nga paraqitja në shkallë të parë vendosën të mos ishin të pranishëm në seancë por u përfaqësuan me avokat.

Pas heqjes së arrestit drejtori i Forcave Operacionale dhe eksperti informatikës në Policinë e Shtetit mund ti rikthehen detyrës u shpreh avokati Theodhori Sollaku.

"Gjykata e Apelit vendosi shfuqizimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë me argumentin që paraqiti mbrojtja sepse nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masave të sigurimit” tha Theodhor Sollaku.
 
Ndërsa Shegushe Ligori u shpreh se, ‘Po janë të lirë”.
 
Ishte prokuroria e Tiranës e cila 2 javë më parë kërkoi në gjykatë masë ndaj zyrtarëve të policisë mes tyre dhe drejtorin Haki Çako duke e pezulluar për pak ditë nga detyra.

Por masa ndaj Çakos dhe vartësve të tij Duka e Xhelilaj u rrëzuan në Apel duke lënë të hapura hetimet të cilat do të ndiqen në gjendje të lirë ndaj të dyshuarve.

Një ditë më parë apeli zbardhi vendimin për Çakon duke deklaruar se ai nuk përbën asnjë rrezik për prishjen e provave gëzon reputacion dhe nuk i shmanget hetimit e për pasojë vlerësoi të pavend pezullim nga detyra caktuar në shkallë të parë nga gjyqtari Arjan Aliaj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion