Pajisja e përgjimit, PD:Rama kërkon
me çdo kusht që të mbyllë çështjen

Pajisja e përgjimit, PD:Rama kërkon<br />me çdo kusht që të mbyllë çështjen
Partia Demokratike akuzon kryeministrin se po bën çdo përpjekje për të mbyllur çështjen e hetimit për pajisjen e përgjimit.

Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani,  tha se fakte të reja kanë dalë në dritë.

Sipas tij rezulton se pajisja e përgjimit të paligjshëm është përdorur në zonat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Rrugën e Elbasanit, pranë Televizionit Publik dhe pranë Bashkisë së Tiranës.
 
Ja deklaratë e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani
Ndërkohë që Edi Rama ka rritur presionin ndaj drejtësisë, përmes kërcënimeve kriminale, duke tentuar mbylljen e çështjes së përgjimeve të paligjshme, fakte të reja kanë dalë në dritë nga ky skandal.
Pajisja e përgjimit të paligjshëm është përdorur në zonat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Rrugën e Elbasanit, pranë Televizionit Publik dhe pranë Bashkisë së Tiranës.
Të paktën këto katër lëvizje janë dokumentuar, siç bën të ditur media që i referohet një raporti sekret të SHISH, raport që i është dorëzuar Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm ka ndodhur, cënimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur, shkelja brutale e Kushtetutës e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka ndodhur.
Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama e pengon hetimin, pse e riktheu Çakon në detyrë duke shantazhuar në mënyrë mafioze gjykatën.
Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama bllokon drejtësinë, pasi krimi ka ndodhur dhe ai është drejtpërdrejt i përfshirë në këtë aferë.
Zbardhja e ngjarjes, zbardhja e plotë e përgjegjësive do të ishte goditja fatale ndaj Edi Ramës, ndaj ai po përdor të gjitha format e presionit e kërcënimit kundër gjykatës dhe prokurorisë.
Por ky krim i rëndë shtetëror peshon më shumë se e ardhmja e fati personal i një njeriu.
Ndaj duhet hetuar e zbardhur deri në fund.
Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje Prokurorisë së Republikës, të mos tërhiqet nga presionet e kërcënimet banditeske, po ti shkojë deri në fund kësaj çështje, që krime të tilla të mos ndodhin më në vendin tonë.
Nga kjo varet, a do të kemi shtet ligjor, apo shtet mafioz brenda shtetit.
Do të kemi ligj, apo rregullat e mafias në fuqi.
Do të kemi demokraci e garanci, apo sundim bande.
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!