"Pajisja e përgjimit", PS: Të
dëshmojë Visho Ajazi

dëshmojë Visho Ajazi">
TIRANE - Pajisja 'IMSI chatcher', dhe pretendimet e opozitës se kjo pajisje, është përdorur për përgjime telefonike janë rikthyer sërish në vëmendje. Komisioni hetimor parlamentar për pajisjen 'IMSI chatcher' është mbledhur paraditen e sotme me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Sipas deputetëve socialiste,  Paulin Stërkaj  dhe Pjerin Ndreu, është e kotë që komisioni të vijojë punën, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga prokuroria. Deputeti Pjerin Ndreu propozoi që kreu i SHISH Visho Ajazi dhe prokurori i pergjithshëm Adriatik Llalla të dëshmojnë në komisionin hetimor.

Nga ana e tij, kryetari i komisionit, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se opozita disponon të dhëna për shkeljen e sigurisë kombëtare përmes përdorimit të pajisjes për përgjim, dhe sipas tij, komisioni hetimor nuk cënon hetimet e prokurorisë. 

DEBATE NE KOMISION
Flamur Noka:
Ka të bëjë edhe me cënimin e sigurisë kombëtare. Pajisja mund të jetë përdorur për të përgjuar drejtues institucionesh. Mund të ketë ndërhyrje ne kemi propozuar rregulloren e komisionit hetimor.

Paulin Skërkaj: Meqë ju paskeni prova dhe materiale të pota që përgjimi është realizuar, t'ja vini në dispozicion prokurorisë dhe të mbyllet hetimi jonë. Nuk kuptohet edhe komisioni edhe hetimi, duket sikur s'ka për të funksionuar kështu.

Flamur Noka: Ka një gjë që duhet ta sqarojmë mirë. Komisionet hetimore të ngritura nga kuvendi nuk janë objekt i prokurorisë. Ne nuk kemi asnjë përplasje me prokurorinë. Pasi të mbledhim të gjithë dokumentacionin, faktet dhe provat që do të mbledhë ky komision, do ta gjykojmë pasi të përpilojmë raportin që mund t'ia dërgojmë apo jo prokurorisë. Janë cënuar të drejtat e njeriut dhe deri siguria kombëtare.

Pjerin Ndreu: Gjatë gjithë asaj që fole të kam nënvizuar disa gjëra. Fryma e komisionit duhet të jetë një frymë bashkëpunimi, por që duhet të bien dakord për një gjë, jemi në fazën e dyshimit. Nuk na lejohet të fillojmë një komision hetimor me terma të tillë. Ne s'kemi provuar asgjë deri tani. Të gjitha termat duhet të bëhen dyshohet se.

Keltis Kruja: Hetimin penal e kryen prokuroria, ne na takon kjo ngjarje, pasi mund të ketë cënuar sigurinë kombëtare. Na takon të zbardhim të vërtetat e kësaj ngjarje pa cënuar hetimet e prokurorisë. 

Pjerin Ndreu: Ta fillojmë nga Visho Ajazi, madje mund të thërrasim dhe prokurorinë e përgjithshme, për të na treguar edhe në lidhje me stadet e hetimit, deri ku është hetimi.

Flamur Noka: E kam thënë dhe stërthënë disa herë sot, objekti i hetimit parlamentar nuk ka asnjë përputhje apo asnjë përplasje me objektin e hetimit të prokurorisë së përgjithshme. 
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive