Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, ministrja Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka kërkuar bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe.

Ministrja Koçiu sëbashku me ministrinë e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Ambasadorja e Polonisë ne Shqipëi, Monika Zuchniak-Pazdan, morën pjesë në prezantimin e stendave me pajisje moderne jetëshpëtuese në vijën bregdetare të Golemit, në Bashkinë Kavajë për të garantuar akoma më shumë siguri për pushuesit gjatë sezonit veror.

“Afërsia e Qendrave Shëndetësore verore me plazhet ka siguruar prezencë të profesionistëve të shëndetit në çdo moment që të japin ndihmë dhe mbështetje, por jo vetëm, edhe për të këshilluar në plazhet publike lidhur me masat kryesore që duhen patur parasysh gjatë kohëqëndrimit në diell si dhe këshillat mjekësore për të kaluar një sezon pushimesh sa me të sigurt dhe të shëndetshëm”, tha ajo.

Ministrja vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme gjatë këtij sezoni turistik.

“Roja bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevoje për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë. 

Koçiu falënderoi Ambasadën e Polonisë në Shqipëri për mbështetjen me këto pajisje moderne që sigurojnë shpëtimin e jetës në kohë reale.

“Pothuajse 5 km vijë bregdetare që mbulohen nga këto pajisje, garantojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rast rreziku në det për shpëtimin e jetëve njerëzore në kohë reale”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë prezantimit të pajisjeve.

Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja  përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor e cila njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det. Në stendë do të ketë staf nga Urgjenca Kombëtare dhe shërbimi zjarrëfikës i Ministrisë së Brendshme.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb