Pak dhurues, të sëmurët talasemikë në kërkim të gjakut! Mjekja hematologe: Qytetarët e kanë tabu dhurimin e gjakut

Për pacientët me talasemi, dhuruesit e gjakut janë shpresa e vetme për të pasur një jetë normale, por në vendin tonë ata janë të pakët. Mjekja hematologe Arjana Zeka ngre shqetësimin se shqiptarët e kanë tabu të dhurojnë gjak, edhe pse efektet e dhurimit janë pozitive për shëndetin.

 “Sot është dita ndërkombëtare e talasemisë dhe ne si mjek jemi këtu për të bërë një thirrje ndaj qytetarve që të  të ndihmojnë pacientët me talasemi. Pacientët për talasemi kanë nevojë për të marrë gjak çdo 2-3 javë. Edhe sot për fat të keq kemi probleme me dhurimin. E kanë tabu. Të dhurojnë të gjithë personat që janë të shëndetshem. Mund të dhurojnë pa frikë, 2-3 herë në vit. Nuk ju shkakton asgjë. Nuk i plotësojmë nevojat për fat të keq. Vijnë më rrallë dhe vlera e homoglobinës së tyre është shumë e ulët. Të githë personat që janë mbi 18 vjeç dhe që nuk kanë sëmundje të rënda, mund të dhurojmë. Banka joinë e gjakut, shkon në çdo institucion të mundshëm”, tha Zeka.

Shqetësimin për mungesën e gjakut në bankën e hemoglobinopatisë, e ngre edhe kjo vajzë 31 vjeçe me talasemi, të cilës i duhet të bëjë transfuzion çdo 21 ditë.

“Ka gjak. Krahasuar me vitet e mëparshme është gjithmonë më mirë. Dhuruesit e gjakut janë vullnetar dhe familjarë. Vullnetarët janë më të paktë. Një e vërtetë e hidhur. Çdo 21 ditë si rregull. Sa herë që vijmë e gjejmë. Jam paciente prej 31 vitesh. Vij nga larg. Nuk jam banore e qytetit. Vij nga qyteti i Fierit. Ka dhe qytetarë të tjerë”, tha talasemikja. 

Për të parandaluar lindjen e fëmijëve talasemikë, mjekja Arjana Zeka i këshillon çiftet që të bëjnë një analizë të posaçme.

“Çiftet e reja që duhet të bëjnë fëmijë duhet të bëjnë analizën e  elektroforezës. Me një konsultë të thjeshtë mund të parandalojnë lindjen e një fëmije me talasemi”, tregoi mjekja..

Në vendin tonë janë mbi 550 pacientë me talasemi, 300 prej të cilëve u duhet të bëjnë në mënyrë periodike transfuzion gjaku me qëllim mbajtjen e hemoglobinës në parametrat normalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 08/05/2023 16:17

    Po moj po ne e dhurojm ju ja shisni pacientit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë