Pak ditë para vendimit, Gjosha e
Çuçi lobojnë në Holandë e Bruksel

Pak ditë para vendimit, Gjosha e<br />Çuçi lobojnë në Holandë e Bruksel
HOLANDE- Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi për statusin e vendit kandidat qeveria holandeze, po shqyrton Progres-raportin dhe ka predispozitën për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë të cilat janë reflektuar në këtë dokument. Kjo i është bërë me dije Ministres së Integrimit Klajda Gjosha nga këshilltarja e Kryeministrit për Çështjet Evropiane znj. Lesley d’Huy, gjatë takimeve që shefja e integrimit shqiptar ka nisur me zyrtarë të lartë të shtetit Hollandez, shtet ky i cili na refuzoi statusin në muajin dhjetor.

Duke u ndalur tek Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, Gjosha theksoi se vlerësimi i partnerëve evropianë për reformat është treguesi më i mirë i vendosmërisë që qeveria dëshmoi që pas marrjes së mandatit të saj. Në vazhdën e takimeve Ministrja e Integrimit, zhvilloi në Hagë edhe një takim me drejtorin e Përgjithshëm për Integrimin Evropian.

Ky I fundit ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE-së ndërsa ka dëgjuar nga Gjosha se qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur që të avancohet sa më shumë dhe Shqipëria të ecë më shpejt drejt BE-së. Edhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, njëherësh Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel, ku synim kryesor i axhendës së tij ka qenë takimet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian lidhur me shqyrtimin e progresit të Shqipërisë për sa i përket luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

Me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian (Coreper II) u diskutuan hapat e ndërmarrë nga ana e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe planet për muajt në vijim. Gjatë takimit, Ministri Çuçi ka theksuar jo vetëm arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, por edhe vullnetin e plotë politik për të mbështetur reformat e nevojshme. Ambasadorët e vendeve anëtare u shprehën të impresionuar nga përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe dhanë përkrahjen e tyre të plotë për vazhdimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në vijim Ministri Çuçi ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë këtu z. Jean-Eric Paquet, Drejtor për Ballkanin Perëndimor lidhur me zgjerimin e BE-së si dhe përfaqësues të vendeve anëtare lidhur me sukseset dhe përpjekjet e qeverisë në fushën e korrupsionit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale