Për këtë, deputeti i parë demokrat që ka reaguar me thumbime ndaj LSI-së është Agron Shehaj i cili shkruan në një status në profilin e tij në Facebook: “LSI bashkoi votat me PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këta e kanë mendjen vetëm tek thesi. Socialistët mjeshtra në blerjen e votës. Por opozita nuk është pazar!“, shkruan Shehaj. 
(Statusi i deputetit të PD Agron Shehaj)
Pakënaqësi ndaj Bashës dhe aleancës së tij me LSI kanë edhe aleatët e djathtë. Jo pa qëllim dy ditë më parë Agron Duka mblodhi aleatët e djathtë dhe bëri bashkë me ta edhe Bamir Topin e FRD dhe Ben Blushin e LIBRA-s. Një mesazh i qartë ky se në radhët e të djathtës ka pakënaqësi dhe xhelozi për flirtin politik të Bashës me Kryemadhin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








