Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor pakësohet me 6 veta, bëhet 15 veta, numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pakësohet me 7 veta, bëhet 30 veta, i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivës së Shtetit reduktohet me 16 veta, bëhet 139 veta e numri i punonjësve të ATSH pakësohet me 42 veta, bëhet 40 veta. Në buxhetin e 2014 për Departamentin e Administratës Publike, në programin “Menaxhimi e zhvillimi i administratës publike”, zëri “Shpenzime personeli” shtohet fond prej 9 390 mijë lekësh.
Për DSIK, në programin “Shërbime të tjera” zëri “Shpenzime personeli” pakësohet fondi prej 3 000 mijë lekësh. Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit shtohet fondi prej 11 100 mijë lekësh, autoritetit për Informacionin Gjeohapësinor i pakësohet fondi prej 3 490 mijë lekësh, për ATSH pakësohet fondi prej 6 000 mijë lekësh e për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave së Shtetit pakësohet fondi prej 8 000 mijë lekësh.
Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)