Pak minuta shi, përmbyten 2 lagje në Lezhë! Niveli i ujit arrin deri në 30 cm, bllokohen hyrjet e disa pallateve

LEZHË- Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten.

Bëhet fjalë për blloqet e banimi “11 janarit” dhe 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 cm.

Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyn në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin  e shpejtë të ujërave. Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 27/02/2023 16:56

    lironi pusetat e ujit,,,hajvaner,,,si do iki uji kur pusetat i zini me letrat dhe shishet qe hidhni ne toke...pisa njerez...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha