Pak para dasmës, këngëtarja shqiptare ndahet nga bosi francez

Pak para dasmës, këngëtarja shqiptare ndahet nga bosi francez

Pak muaj më parë, e ftuar në “Why Not”, Alida Duka foli për historinë e saj të dashurisë me një biznesmen nga Franca që ishte edhe menaxheri i këngëtares. Gjatë intervistës me Roza Latin, ajo rrëfeu e entuziazmuar se kishte gjetur dikë që e kuptonte dhe nuk e pengonte në karrierën e saj. Madje, shtoi se shumë shpejt do të martohej dhe dasma do të mbahej në Monaco.

“Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka! Është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person me të cilin kuptohem dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua. Më në fund thashë ‘haleluja’, kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhesha më. Ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë”, -është shprehur Alida.

Por, me sa duket, gjërat nuk paskan shkuar ashtu siç ishin menduar dhe këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me menaxherin e quajtur Xavier. Në një intervistë për Panorama Plus, Alida ka treguar se pavarësisht si kanë shkuar gjërat, kjo lidhje ishte shumë e veçantë dhe ka lënë gjurmë tek ajo. Për këtë arsye publikoi edhe këngën “Krejt me harru” para disa kohësh.

“Dikush që nuk diti të vlerësojë vlerat që unë kam, nuk ka pse të jetë me mua. Çdo gjë tjetër materiale nuk më hyn në sy, sepse e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe jam krenare për këtë. Karakteri është mbi të gjitha, ajo çfarë unë vlerësoj shumë”, -është shprehur Alida duke treguar arsyen pse lidhja mori fund.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni