Pak para inaugurimit të Biden, shpërthejnë protestat në SHBA

Kanë ngelur vetëm dy ditë para ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe kanë nisur të shfaqen grupet e vogla të protestuesve. Të dielën grupe të vogla personash janë mbledhur në afërsi të institucioneve shtetërore, në disa raste ata kanë qenë të armatosur.

Protestat u mbajtën jashtë ndërtesave në Teksas, Oregon, Michigan, Ohio, megjithatë nuk u raportua për asnjë përplasje. New York Times raportoi rreth 25 anëtarë të lëvizjes Boogaloo Bois ishin midis protestuesve të armatosur rëndë që u mblodhën në Columbus, Ohio. Personat të cilët janë pjesë e një grupi ekstremist të organizuar që dëshiron të rrëzojë qeverinë e SHBA - thanë se ishin atje për një tubim të planifikuar prej kohësh për të drejtat e armëve. Ndërkohë në Michigan, duzina njerëzish protestuan jashtë shtëpisë së shtetit në Lansing, ndërsa policia po vëzhgonte.

FBI ka paralajmëruar protesta të armatosura përpara inaugurimit të së mërkurës. Më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare janë duke u vendosur për të siguruar Uashingtonin. Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy i tha Associated Press të dielën se të gjithë anëtarët e Gardës po verifikoheshin për shkak të frikës nga një kërcënim i brendshëm.

Të dielën, një zyrtar i qarkut nga New Mexico u arrestua në Uashington në lidhje me trazirat në Capitol të SHBA në 6 janar.

Couy Griffin, themeluesi i një grupi të quajtur Cowboys për Trump, ishte zotuar të kthehej ditën e inaugurimit me armë zjarri për të “përqafuar amendamentin tim të dytë”

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale