Ndërkohë që kanë mbetur edhe disa minuta përpara mbylljes së procesit të votimit, kryetari i partisë demokratike, Lulzim Bash, ka postuar në llogarinë e tij në facebook një video, nëpërmjet të cilës i bën thirrje qytetarëve që të votojnë. Ai ka shoqëruar videon me shkrimin: "Nëse nuk keni  votuar akoma, ka kohë deri në orën 20:00. Inkurajoni të afërmit dhe të njohurit tuaj të votojnë. Vetëm përmes votës mund të ndryshoni jetën tuaj. Votoni!".