Vetëm pak orë para takimit me komisionerin Johanes Hahn kryeministri Edi Rama është parë teksa hynte në kryesinë e kuvendit për një takim me kryeparlamentarin Meta 

Mësohet se takimi i përjavshëm u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, për rreth 50 minuta, një ditë para seancës plenare.

Takimi me Hahn bëhet për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, mbi përpjekjet e autoriteteve të vendit në rrugën e reformave si dhe për të nxitur fuqimisht një miratim të shpejtë të reformës së thellë në drejtësi.

Komisioneri do të bashkëkryesojë gjithashtu Dialogun e Nivelit të Lartë mbi përparësitë kyçe të reformave që do të ndiqet nga një konferencë për shtyp.

Prej kohësh kreu i Ekzekutivit, Rama dhe Meta zhvillojnë takime pune, ku në fokus të diskutimeve ngelet axhenda politike e vendit, siç është dhe tema aktuale, reforma në drejtësi.

Redaksia online
(shqiptarja.com)