TIRANË - Këshilli Kombetar i Personave me Aftësi të Kufizuar përshendet qendrimin e Komitetit te Drejtave te Njeriut te OKB lidhur me gjendjen e te drejtave te PAK ne Shqiperi.

"Ne nuk jemi te lumtur me gjendjen aktuale te te drejtave tona, por jemi te lumtur se pas 4 vjet lufte e perpjekjesh, perplasjesh, dhunes se ushtruar mbi ne, pengesat nga me te ndryshmet perfshire policine, bashkine Shkoder etj u arrit qe ato te drejta qe nuk na u dhane nga institucionet pergjegjese shqiptare, na njihen nga organi superior i rruzullit tokesor per te drejtat e njeriut", thotë PAK.

Më tej theksohet se "është për të ardhur keq qe pas qendimit politik te ekzekutivit jane te lidhura verberisht organe te tjera te pavarura, pershire edhe gjyqesorin deri edhe gjykata kushtetuese".

Këshilli Kombëtar i PAK thekson se "Komiteti i të drejtave të njeriut në OKB kërkon rikthimin e të drejtave të cënura në vitin 2012 duke konsideruar si një shkelje, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e ka njohur si të drejtë këtë shkelje".

"Ne shprehim angazhimin tone qe ne vazhdimesi ashtu si me qeverine e kaluar edhe me qeverine që vjen per te bashkepunuar ne funksion te permisimit te te drejtave te PAK", thuhet ndër të tjera në deklaratë.

"Ne i bejme thirrje qeverise edhe parlamentit te ri, qe se pari te eleminoje perjashtimin shoqeror te ketij grupi nga bashkepunimi, diskutimi, konsultimi per çdo vendimarrje, qe lidhet me kete komunitet, si dhe t'i qendrojne nismës ligjore per miratimin e projektligjit per Perfaqësimin e Posaçem Demokratik te PAK,ne 100 ditet e para te qeverisjes", përfundon deklarata e PAK.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)