PAK, SHBA e Britania:
Duhen shumë  për të bërë

PAK, SHBA e Britania:<br />Duhen shumë  për të bërë
TIRANE- SHBA dhe Britania e Madhe bëjnë apel për më shumë punë kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar, por Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe ambasadorja e Britanisë Fiona McIlwham shtojnë se është bërë progres i rëndësishëm, përsa i përket legjislacionit. Ambasadorët ishin të pranishëm në konferencën e organizuar për ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar.

Ambasadori Arvizu, nënvizoi se, pavarësisht viteve të punës dhe kornizës ligjore për të integruar këta persona duhet shumë për të bërë, veçanërisht në fushën e punësimit.

“ Konferenca është mundësi që rrit ndërgjegjësimin për reforma që rrisin shanset për punësim të këtyre personave. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë aftësinë e kufizuar, ndaj e vështirë të thuash që kjo është çështje e parëndësishme që ndikon vetëm tek një grusht njerëzish”-theksoi Arvizu.

Ambasadorja britanike McIlwham  ka theksuar se pavarësisht progresit duhet më shumë punë nga nga qeveria, shoqëria civile, ndërkombëtarët për të bërë antidisktirmin një realitet në Shqipëri.

“Askush nuk duhet të privohet për të zhvilluar një jetë aktive vetëm se është me aftësi të kufizuar. Një shoqëri e zhvilluar është një shoqëri gjithëpërfshirëse . Punësimi mbetet si prioritet kryesore për personat me aftësi të kufizuar” ka theksuar McIlwham.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige