Pakënaqësitë e Daçiç në Tiranë 
 I vetmi me truprojë në SEECP
 

Pakënaqësitë e Daçiç në Tiranë <br /> I vetmi me truprojë në SEECP<br /> 
TIRANE - Konferenca Rajonale e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore e mbajtur në Tiranë ka nxjerrë në pah tensionin e fqinjit tonë, Serbisë. Që në nisje të mbledhjes ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk ka qenë i kënaqur për vendin ku ishte parashikuar të ulej në tryezë dhe për këtë arsye nuk ka arritur ta fsheh dot pakënaqësinë e tij duke e reflektuar atë me largimet e herë pas hershme nga salla teksa shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati mbante fjalën në këtë konferencë.

Një tjetër detaj që nuk mundi t’i shpëtonte vëmendjes së medias ishte dhe fakti që Daçiç ishte i vetmi nga zyrtarët e larë që u shoqërua në sallë nga truproja. 

Anglishtja e dobët e ministrit të jashtëm serb gjatë konferencës la të kuptohej mungesën e njohjes së kësaj gjuhe ndërkombëtare. 

Por përtej këtyre ministri i Jashtëm serb i është përgjigjur në serbisht interesit të medias në mënyrë diplomatike në lidhje me vizitën që kryeministri Aleksandër Vucic  pritet të mbajë në Tiranë në datën 27 maj, të cilën e sheh të dobishme për zhvillimin mes dy vendeve. Në deklaratën e tij Daçiç u kujdes të mos përmendë asnjë prek polemikave që kanë shoqëruar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke vënë theksin tek interesi i përbashkët është integrimi në Bashkimin Evropian 

“Mendoj se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk kanë rëndësi vetëm për këto dy vende, por edhe për të gjithë rajonin. Ndaj para së gjithash, pavarësisht nga problemet e ndryshme dhe nga fakti, se jo gjithnjë marrëdhëniet si fqinjë kane qene të mira, interesi ynë është që ta zhvillojmë këtë bashkëpunim. Pikërisht për këtë arsye, vizita e kryeministrit Rama në Beograd, ishte shumë e dobishme. Po ashtu jam i sigurt se vizita e kryeministrit Vuçiç, do të jetë me shumë rëndësi, mbi të gjitha për çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për stabilitetin e rajonit, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Rajoni ynë e di shumë mirë, se cili është prioriteti në këto momente, kur të gjithë së bashku shkojmë drejt Bashkimit Europian, duke e ditur se kemi rrugë të gjatë për të bërë”, u shpreh Dacic.

Daçiç vlerësoi si mjaft të rëndësishëm takimin e ministrave të jashtëm në tiranë e cila u parapri nga konferenca e Berlinit të mbajtur vitin e shkuar 

“E gjitha kjo nisi në konferencën e Berlinit, ku u vendos që të ecim sipas interesit të përbashkët të vendeve të Ballkanit. Me shumë rëndësi ka qenë takimi në prill, në Bruksel, e para tij edhe takimi i ministrave të tramsportit në Prishtinë, ku biseduam për rrjetin rrugor të Ballkanit Perëndimor. Gjithsesi mund të jemi më të shpejtë në aspektin operativ, në drejtim të interesit të përbashkët, edhe në çështjet politike, edhe në sektorin ekonomik”- deklaroi kreu i diplomacisë serbe.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë