Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka reaguar për ligjin 'anti-shpifje' duke thënë se është një dëshmi e antikushtetutës.
Ndër të tjera Panariti shkruan përveç paketës 'anti-shpifje', është edhe ligji për teatrin, ligji për ndarjen e dividentit etj. Sipas tij ky është një misioni i populistëve autokratë të Evropës.
Panariti citon edhe profesor Erik Jones i cili thotë se populistët autokratë aty ku qeverisin, sot përfaqësojnë në thelb një lëvizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionarë jo profesionistë dhe vegla të bindura.
"Vendi sot drejtohet nga nje levizje antikushtetuese!...Paketa antishpifje, ligji per teatrin, ligji per ndarjen e dividendit etj, jane akte antikushtetuese. Madje edhe vete konstituimi i gjykates kushtetuese si garante e themeleve të shtetit eshte deshmi e antikushtetutes.. Ky eshte ne fakt misioni i populisteve autokrate ne Evropë dhe ne bote . Kete e deshmon edhe Erik Jones profesor dhe drejtor i studimeve evropiane i Universitetit John Hopkins ne leksionin e tij "Populizmi ne Evropë, nje pergjigje anti liberale ndaj liberalizimit jo demokratik".. Ai thote, populistet autokrate aty ky qeverisin, sot perfaqesojne ne thelb nje levizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionare jo profesioniste dhe vegla te bindura. Qartë shkurt dhe sakte!" shkruan Panariti.
U komentua u komentua o miu wc
PërgjigjuNga kovaç na u bë ministër sla gjë pa vjedhur e sla pisllik pa bër ky vërr. E tani del e jep men ky humbamen. Thot ne kur të vim prap në pushtet sdo vjedhim me dy duar po do rim të duruar. E për popullin Shqiptar do bin petlla nga qelli se edmond baxhelli më sdo vjedhi. O pika që si bie kovaçi mendon se prap do bëj gallat me popullin që e la that.
Përgjigju