Duke bashkëbiseduar me nxënës të shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se prej shtatorit siguria në shkolla po ngrihet në një nivel tjetër.
Ai foli më tej për nevojën e krijimit të një aleance me nxënës e mësues, për të përballuar fenomenet negative që kërcënojnë të rinjtë.
"Shkolla juaj është në qendër të Tiranës, dhe ka lidhje me zona shumë të frekuentuara, që janë edhe shpesh burim i fenomeneve që shqetësojnë prindërit tuaj. Detyra jonë është të garantojmë që qoftë te rruga kur vini, qoftë të lokalet që frekuentoni apo mjedise të tjera publike, të rritim kontrolli. Që ne ta bëjmë punën më mirë, na duhet dhe një aleancë dhe bashkëpunimi juaj. Ju përmes oficerit të sigurisë, mësuesve, etj mund të ndani me ne të dhëna për ta çuar në një nivel tjetër paketën e sigurisë, që ne kemi iniciuar. Çdo informacion që na jepni është tepër i dobishëm", u shpreh ministri.
Të gjitha institucionet qendrore e vendore do të jenë të angazhuara për të bërë detyrën.
"Lufta kundër shpërndarësve të narkotikëve mund të fitohet nëse kemi më shumë informacion. Raste të personave që ju thonë shko merre këtu, shko bleje atje, të na i thoni dhe pastaj është policia që merr masa për të identifikuar dhe vendosur ligjin. Kam marrë mesazhe nga nxënës e prindër dhe policia ka vepruar duke ndërhyrë në kohë", tha ministri Balla.
Nxënës pohuan se masat e marra janë të ndjeshme, duke filluar nga perimetri i sigurisë, heqja e shitësve ambulantë rresh shkollës, etj. por ajo që kërkohet në vijim mbetet konsolidimi i këtyre rezultateve.
Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj tha se do të shtohet prania e patrullave në zonat ku zhvillohet mësim, e mbahen kontakte me stafet pedagogjike, nxënësit, prindërit apo oficerët e sigurisë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21