Paketa fiskale 2017, më shumë
makina do paguajnë taksë luksi

Paketa fiskale 2017, më shumë<br />makina do paguajnë taksë luksi
TIRANE - Këshilli i Ministrave miratoi sot draft/ligjin për Buxhetin 2017, i cili pritet të kalojë që prej ditës së hënë në komisionet parlamentare për diskutim, aprovim dhe miratim.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ministri i Financave Arben Ahmetaj e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm si buxhet i financimit të reformave, rritjes së pagave dhe pensioneve dhe uljes së borxhit publik.

"Buxheti 2017 garantoi një rritje mesatare pagash për administratën publike prej 10%. U arrit një rritje indeksim pensionesh prej 3% dhe këto efekte fillojnë nga data 1 mars e vitit 2017. Pensioni i marsit në 2 mars do të merret i rritur dhe paga e marsit do të merret e rritur.
Efekti i rritjes së pagave dhe pensioneve në 12 muaj shkon pak më shumë se 100 milionë dollarë
."- deklaroi ministri Ahmetaj.

Shefi i financave shqiptare bëri gjithashtu me dije se në vitin 2017 borxhi publik do të ulet me pothuajse 3%, në 69.1%; defiçiti do të jetë në nivelin 2%, më i ulëti sipas tij në 25 vite dhe balanca primare me suficit +0.7%.

Nga janari 2017, të gjithë përdoruesit e makinave me gaz do ta blejnë më shtrenjtë këtë produkt. Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm Ministria e Financave ka vendosur ta përfshijë gazin e lëngshëm në produktet e akcizës, ashtu si dhe karburantet e tjera. Kjo pritet ta rrisë me rreth 5 lekë çmimin e gazit të lëngshëm.

Ministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se akciza do të aplikohet vetëm në gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet. Gjithashtu Ministria ka ulur nga 7 milionë lekë në 5 milionë lekë kufirin e makinave që paguajnë taksën e luksit. Kjo bëhet për të rritur numrin e mjeteve që paguajnë këtë taksë. 

Duke iu referuar dyshimeve të opozitës për rritjen e pagave dhe pensioneve, ministri i Financave tha: "Rritja e pagave u bë pa rritur borxhin. Në një vit elektoral qeveria financon reformat, bën konsolidim fiskal, rrit pagat dhe ul borxhin".

Ndër të tjera, ministri nënvizoi si shumë të rëndësishëm parashikimin që është bërë në buxhetin e vitit 2017, për zgjerimin e numrit të qytetarëve që përfitojnë rimbursim të barnave. 

"Eshtë vendosur, duke parë dhe hapësirën e krijuar në këtë buxhet, që të zgjerohet numri nga personat e deritanishëm të cilët kanë qenë të kategorizuar për të përfituar nga rimbursimi i ilaçeve. Jashtë kësaj skeme kanë qenë rreth 600 mijë shqiptarë. Do të futen brenda listës për të përfituar nga rimbursimi."- deklaroi Ahmetaj. 

Sipas kreut të Financave,  ekonomia shqiptare me të dhënat e sotme e ka lënë mbrapa krizën.

"Opozita paralajmëronte për një skenar grek, ja ku jemi shumë larg atij momenti, për shkak të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë."- tha ministri. 

I pyetur nga gazetari i Report TV lidhur me akuzat e opozitës se rritja e parashikuar për paga dhe pensione nuk është 100 milionë dollarë, Ahmetaj tha: "Eshtë qesharake. Efekti prej 100 milionë dollarësh është 12 mujor. Ne e fillojmë në 1 mars dhe pagat dhe pensionet edhe duke filluar nga 1 marsi efekti 12 mujor shkon pak më shumë se 100 milionë dollarë".

Konferenca për shtyp e ministrit Arben Ahmetaj ( pjesa e 1 )


Konferenca për shtyp e ministrit Arben Ahmetaj ( pjesa e 2 )
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS