TIRANE- Taksa e trojeve, e cila parashikohet të aplikohet vitin e ardhsëm, do të aplikohet jo vetëm te pronarët e objektit, por edhe te qiraxhinjtë. Në propozimet për ndryshimet në paketën fiskale për vitin 2016, Qeveria përcakton masën e taksës dhe subjektet që do t’i nënshtrohen.
“Subjekt i pagesës së taksës së pasurisë nuk duhet të jetë vetëm pronari ligjor, por edhe përdoruesi i pasurisë së paluajtshme”, thekson drafti i Qeverisë, dërguar për konsultim me palët e interesit. Paketa parashikon vendosjen e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lekë/ha, 4200 lekë/ha, 2800 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha sipas 4 kategorizimeve të rretheve. “Arsyeja: Truall është pasur paluajtshme njësoj si ndërtesa dhe toka bujqësore. Efektet: Të ardhurat janë 180 milionë lekë bazuar në 50 mijë ha truall”, thekson në draft këshilli i Ministrave.
/Shqiptarja.com