TIRANE- Ngërçi me legalizimin e pronës, ka ndodhur për shkak të mosrakordimit të institucioneve përgjegjegjëse. Por kjo situatë pritet të ndryshojë, duke pasur një koordinim mes tre institucioneve Ministria e Zhvillimit Urban, ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave. Ministrja Gjermani, Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe drejtoresha e AKKP Sonila Qato vendosën që të kordinojnë punën e institucioneve të tyre, për procesin e legalizimit. "Proverbial në këtë mungesë harmonizimi të punës mund të përmendet treshja legjendare ALUIZNI, ZRP dhe AKKP. Mosmarrëveshjet për vite me radhë të këtyre institucioneve kanë qënë tortura më e madhe për çdo qytetarë që me heroizëm do ti shkonin deri në fund legalizimit të pronës së tyre.
Nuk ka funksionuar raporti me agjensinë kombëtare të planifikimit të territorit që edhe aty ku janë kryer legalizime ato kanë qënë të çrregullta dhe të paharmonizuar qoftë me planin e zhvillimit, qoftë me sistemin urban."-tha Kreu i ALUIZN-it Artan Lame. Ministrja e Zhvillimit Urban, bëri të ditur se paketa ligjore për legalizimet falas është në përfundim e sipër e për këtë do të angazhohen edhe njësistë bashkiake.“Çështja e legalizimeve është një nga premtimet kryesore të qeverisë dhe kërkojmë mbështetje edhe nga njësitë vendore. Jemi të angazhuar që të mos lejojmë ndërtime pa leje, pasi procesi i legalizimeve nuk do kishte kuptim”, -është shprehur Gjermeni.
Ndërsa Drejtoresha e AKKP-së, Qato bëri të ditur se insitucioni i saj po kryen skedimin e pronave. Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, Ilirjan Muho theksoi në fjalën e tij se brenda javës do të vihet në punë sistemi online i shkëmbimit të informacionit për statusin juridik të pornës, projekt ky që do të luajë një rol vendimtar për përshpejtimin e procesit të legalizimit dhe uljen e korrupsionit.Ndërkohë që sipas statistikave në gjithë vendin janë 50 mijë dosje e kërkesa që nuk kanë marrë përgjigje. Ndërsa në 8 vite, nga 293 mijë kërkesa për legalizim janë bërë 22 mijë legalizime.
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com